E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarës dhe Ledjonit! Sot ish nata e yjeve që bien!
Sot

Sarës dhe Ledjonit! Sot ish nata e yjeve që bien!

 

Pse u vrane Sara e Ledjoni? Çeshte kjo dorë gjakatare, qe sot vrau e shoi tre breza? Po Sares e Ledionit cfare ti themi?’ Ka kuraje kush tu thote shumeçka?

Shshshah vrasesi eshte i lire! Na perqesh te gjitheve e na ngerdheshet ne fytyre! Ç’leeeebeti! 2 femije ngrine akull e asnje prej nesh ska fryme tu jape ti ngrohe!

Llahtare te tille se kish degjuar Shqipëria kurre, as ne kohe lufte! Ne nje nate te vetme ushtaret serbe e dogjen shtepine e heroit Adem Jashari! Me lufte ama , e shpirt nder dhembe rane heronj!

Ai e familja u vrane per nje kauze! Mbeten gjalle ne memorien e kombit!
Po familjen Zykaj te mjeret kush ti qaje e me cfare fjale ti percjellin? Ka kush kuraje tu thote femijeve se pse I vrane?
Vrasesi po na komenton nga Facebooku! Hapu toke! Si do hapesh per tre breza njeheresh?!

Ah kush ti qaje me ligje ata 2 zogj , Saren e Ledjonin! Kush do ju thote bir !!
C’kuje duhet te zbrese qielli sot e ne vijim! Sara e Ledjoni u vrane se bashku me prinderit, gjysherit , xhaxhain e nusen e tij! Sara e Ledjoni iken ne te njejten dite me ata qe i deshen me shume!
Po c’pane ne sy vogelushet, si nuk mbeti njeri gjalle tu jepte zemer e tu thote se kjo eshte vetem nje enderr e keqe?!

Gjyshja tu thosh se nuk eshte e vertete! Babai tu jepte siguri se pane nje enderr te zeze! Gjyshi ti ledhatoje me fjale gjyshi…. nena ti mbaje ne gji te mos frikesohen me! Vasilike e mjere, si nuk I shpetove dot te vegjlit e tu o nene zeze!

Ç’ ju panë sytë o zogj qe shpejt shume iket nga kjo bote! Kishit qene ndonjehere per pushime se femijet e tjere jane ne plazhe… ah zogj iket për asgje për budallallikun e nje te marri!
Si nuk shkrepi rrufeja ate minute, si nuk shfyu qielli frymen te ndalte gjemen kete te premte te zeze?

Kush do tju vajtoje o zogj qe pate llahtarin ne sy, qe shuat yjet sonte, e mbyllet pragun e deres? Te vegjel qe nuk u rritet dot kurre! Mos beni zhurme! Edhe une pa ze do ju qaj! Krimineli eshte i lire! Na ka ngritur prite te gjitheve, prite per te na ndalur shpirtin te qaje!!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.