Sazan Guri: Lali Eri, mos shpif per mua!
Sazan Guri
Lexoni kete mesazh se me shpetoi pa fund e para.
Z. Kryetar, me thane se me ke permendur me qellim te keq te emisioni Eni Vasili. Si fillim po te them qe kemi shume gjera bashke per te bere per Tiranen. Nese nuk doni, puna Juaj, por nuk eshte puna Juaj te shpifni. Une kam bere VSM per Tiranen me 40 autore, ku pese me te miret vune emrin, dhe nuk kam bere projekt urban apo vleresim mjedisor per lagje apo per pallat, qe ju abuzoni me firmen time per VSM-ne, dhe ja shisni popullit sikur e kam bere per lagjen 21 dhjetori.
Te kerkoj te heqesh dore nga kjo shpifje, se ndryshe do me perballesh per shpifje ne gjyq dhe kudo qe kam mundesi. Nuk u kenaqe qe me perndoqe nga projekti me Berzh-in ne Londer, per Tirana green city? Si guxon te me quash te PD-se, kur une thjesht kam bere nje pune si shkrencetar si per kohen e pd, apo per kohrat e ps (z.Nano e Rama). Si nuk e ke kuptuar qe me punen time simbol, nuk pyes, as per partite e as per ata qe shpifin apo ata qe duan te godasin simbolet qe ta kene me te lehte per te bere 40 katsha, parkinge n/tokesor ne qender, shkelje te zonave A si te paprekshme.
Po pse, une dhenkam pallate? Po pse ben sikur nuk e di, qe pushteti i meparshem me goditi 7 vjet dhe pastaj me pranoi si avokat i pamposhtur per ceshtjet e mjedisit. Po pse bini dhe ju ne kete batak qe arrini te godisni modelet. Po nuk e dini Ju qe une sjam tutur as nga zarfa e as nga dy metrosha, (qe njerezit e fuqishem te te dy kraheve mi kane sjelle), se une e kam ndare mendjen te mbroj kauza dhe jo te bej allishverishe.
Ndaj hiq dore, nga keto manovra. Ose e bejme keshtu, nese me gjen nje fjale qe une kam thene ne studimet e mia per lagjen qe po flet, shumezoi me nje qind, nese nuk gjen dot, terhiqu mbrapsht njehere e mire, se vallahi me te drejten e te madhit Zot shpifjen tende do ta gropos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



