E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seancë jashtë radhe,  mblidhet Kuvendi të shkarkojë Xhafajn
Politikë

Seancë jashtë radhe, mblidhet Kuvendi të shkarkojë Xhafajn

Maxhoranca do të mbledhë Kuvendin në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

 

Kuvendi pritet të mblidhet në limitet e afatit kohor, 10 ditë, që përcakton Kushtetuta për të votuar dekretin e Presidentit tëRepublikës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Në këtë mënyrë, me shkarkimin e Xhafajt, i hapet rruga Kryeministrit që të emërojë Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm, duke i dhënë kompetencat e ministrit në kryerjen e detyrës.

Të enjten, Kuvendi e shmangu votimin e dekretit tëPresidentit për shkarkimin e Xhafajt, në pritje për dekretimin e Sandër Lleshit në krye tëMinistrisë së Brendshme dhe moslënien e kësaj ministrie pa ministër.

Por rrëzimi i kandidaturës së Lleshit nga Presidenti i Republikës do të detyrojëKryeministrin të shkojë në planin B, të tejkalimit të dekretit presidencial për Lleshin për nëMinistrinë e Brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.