
Aleanca e kishte ftuar Zotin Greminger për një takim, gjatë vizitës së tij të sotme në Tiranë, por në pamundësi të takimit, për shkak të kohës së shkurtër të parashikuar për vizitën, ai i ka kthyer përgjigje publike Aleancës, duke bërë të njohur edhe qendrimin e tij për çështjen e teatrit.
Në përgjigje, Zoti Greminger i është referuar apelimit, dje, të ligjit special për Teatrin Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Meta.
Në këtë mënyrë, Sekretari i Përgjithshëm bëhet jo vetëm drejtuesi më i lartë ndërkombëtar që mban qendrim publik për këtë cështjen, por, mbi të gjitha, mban qendrim haptas kundër qasjes që po ndjek qeveria.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur propaganda e Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj për prishjen e ndërtesës së Teatrit është bërë e ethshme dhe kur ndaj artistëve dhe qytetarëve që mbrojnë teatrin po bëhet trysni e hapur publike



