E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, takim me Ruçin e Ballën: Vijoni Reformën Zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend
Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, takim me Ruçin e Ballën: Vijoni Reformën Zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka dhene sot mesazhe te qarta per vijimin e Reformes Zgjedhore, me kontributin, sipas tij, te deputeteve te rinj ne Kuvendin e Shqiperise. 

takimi1

 

 

Zyra e shtypit e Kuvendit, ben me dije se deklarata eshte bere gjate takimit qe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e OSBE-së Igli Hasani.

ruci osbe

Kryetari Ruçi e falënderoi Sekretarin Greminger për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-së në 2020 dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Sekretariatin dhe institucionet e OSBE-së, si ODHIR, Komisionerin Lartë për Minoritetet, Përfaqësuesin mbi Lirinë e Medias dhe në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e ODIHR-it për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shqipëria është e nderuar që do marrë këtë detyrë të rëndësishme, do të vijojë të jetë e angazhuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

takimi

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Greminger përshëndeti rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët po plotësojnë vendet ne Kuvend. Reforma zgjedhore dhe Reformat e tjera duhet të vazhdojnë me kontributin e deputetëve te rinj në parlament.

Sekretari i Përgjithshëm Greminger falenderoi Kryetarin e Kuvendit për bashkëpunimin e ngushtë dhe produktiv midis Shqipërisë dhe OSBE dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet gjate presidencës shqiptare të OSBE në 2020.

Aktualisht, po bashkëpunohet për përcaktimin e prioriteteve të Presidencës shqiptare te OSBE për vitin 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.