Sekretariati i Etikës nuk e përjashton Elisa Spiropalin nga kuvendi
Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së dhe ka vendosur në favor të ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, pasi ishte kërkuar përjashtimi i kësaj të fundit për 10 ditë nga Kuvendi.
Sekretariati i Etikës pretendon se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit.
Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme, ku u shqyrtua kërkesa e PD-së për ta përjashtuar nga Kuvendi.
Demokratët deklaruan se Spiropali ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit Edmond Spaho, për të cilin ministrja tha:
“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



