Sekuestrohen 14 kamera jashtë banesave të Shullazit dhe Serjanit
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i koduar “Fijet” për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale.
Gjatë operacionit të djeshëm janë sekuestruar rreth 155 kamera, ndërsa janë nën hetim 37 persona.
Rreth 14 kamera që janë çmontuar dhe sekuestruar një ditë më parëjanë gjetur jashtë banesave të Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje.
Edhe pse janë sekuestruar rreth 155 kamera, aksioni në qarkun e Tiranës vijon, ku do vijojë në zonën e Kombinatit, Kamzës, Vorës dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Në total deri më tani që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 60 persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



