Selia blu prezanton sot librin e ‘manipulimit të zgjedhjeve me 14 maj
Partia Demokratike që ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit, nën kujdesin e kreut demokrat Sali Berisha publikon sot librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”.
Në njoftimin e saj, selia blu bën me dije se “pas një pune intensive të një grupi ekspertësh të zgjedhjeve, ligjit dhe medias ka finalizuar databazën e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit 2023”, të cilën e ka përmbledhur në një libër anglisht.
“Promovimi: E mërkurë, 6 shtator 2023, ora 11:00 në ambientet e Hotel “Rogner” në Tiranë”, njofton selia blu.
Ndërkohë që edhe Kryetari i PD Sali Berisha ka ndarë ftesën e PD në faqen e tij në facebook.
Mesazhi:
Të dashur miq, në ora 11:00 ju ftoj të ndiqni live takimin për prezantimin e databazës së manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit 2023, të përmbledhur në një libër në anglisht.
“THE ELECTORAL FARCE OF MAY 14, 2023 IN ALBANIA”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


