E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbisë i ngec ‘sharra në gozhdë’: Ta harrojë BE-në pa njohur Kosovën
Bota

Serbisë i ngec ‘sharra në gozhdë’: Ta harrojë BE-në pa njohur Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka theksuar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën si shtet dhe pa hequr dorë nga koncepti i “botës serbe”.

Ai ka shtuar se Beogradi duhet të bashkëpunojë në arrestimin e Milan Radoiçiçit, i cili pranoi përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit.

“Pa një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian. Integrimi i të dy vendeve në familjen evropiane është i lidhur ngushtë me dialogun, i cili duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse dialogu u rinovua në vitin 2023, ai nuk fitoi vrull; përkundrazi, u shoqërua me një seri krizash, më serioza nga të cilat ishte sulmi i forcave paraushtarake serbe në veri të Kosovës”, deklaroi Picula në një intervistë për Jutarnji List, raporton The Geopost.

Ai shtoi se sulmi i udhëhequr nga Radoiçiç përbën një shkelje të rëndë të paqes në Kosovë dhe akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç si pengesën kryesore për arrestimin e autorëve.

“Ne kemi kërkuar që raportet e Beogradit mbi sulmuesit në Banjska të jenë një kriter kyç për vlerësimin e situatës në Serbi dhe aftësisë së Beogradit për të ecur drejt integrimit evropian. Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se autoritetet serbe duhet të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që kryen sulmin, të cilët ndodhen në Serbi. Fatkeqësisht, Beogradi vazhdon të injorojë këto kërkesa, dhe duket se kjo pengesë ka ardhur me urdhër të kreut të shtetit”, përfundoi Picula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.