E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sërish tarifë në “Rrugën e Kombit”
Sot

Sërish tarifë në “Rrugën e Kombit”

Vasili thirrje shqiptarëve: Refuzojeni, kryeministri u vetëdeklarua fajtor

Ditën e djeshme është bërë publik lajmi se  do të vendoset sërish taksa në “Rrugën e Kombit. Takse e cila solli shumë pakënaqësi dhe protesta.

Sot me anë të një postimi në Facebok,  Petrit Vasili bën thirrje të gjithëve që ta refuzojnë.

Postimi i plotë

Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta?REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.
Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.
Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.
Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.
Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,
sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.
Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.
Deri atehere ka vetem nje qendrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.