Shansi i fundit drejt Europës !!!
Pas gjithë retorikave optimiste apo pesimiste..votimet evropiane treguan qartësisht se kriza europiane për identitet vetëm se është thelluar.
Në gjykimin tim kjo krizë identitare ka çdo shans të rëndohet në katër vitet e ardhëshme.
Kjo vë në rrezik serioz idetë dhe mbeshtetësit e zgjërimit.
Mjerisht kjo penalizon vendet e Ballkanit të cilat ende rropaten drejt integrimit dhe reformimit të shoqërive të tyre nën një model evropian.
Katër vitet e ardhshme,janë vagoni i fundit të trenit të fundit. Thënë troç Shqipëria e Kosova kanë kohë vetëm këtë katërvjeçar për të bërë hapa konkret drejt integrimit.
Nëse këto 4 vite shkojnë dëm…Shqipëria mund ti thotë lamtumirë ëndrrës europiane.
Europa e pas katër viteve e sigurtë është se do të jetë më e mbyllur e refraktare ndaj zgjërimit.
Ndaj mblidhni mendjen..nëse doni Evropën,transformoni veten,ndërroni qeveri dhe qeveritarë të inkriminuar…,nëse jo përgatituni për një natë të gjatë ballkanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



