E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sharlatani ynë, do të varrosë çdo gjë historike!!!
Sot

Sharlatani ynë, do të varrosë çdo gjë historike!!!

Asnjë çudi!

Kur sharlatani i trashëgimisë historike, Edi Rama vuri atë kauçuk me drita në hyrje të kryeministrisë, pak kush foli!

Priti Merkelin aty sikur po priste Lady Gaga-n.

Shum pak ishim ne që reaguam, aq pak sa na harruan shpejt…

Kauçuku vezullues gjendet vetëm nëpër hyrjet e kazinove jo në hyrjet e institucioneve të shtetit!

Kati i parë i selisë së Kryeministrisë ngjan si infrastrukturë funerale. Janë disa mjedise me tavolina guri të ngjitur në dysheme, që të japin idene e një dhome morgu dhe jo seli shteti për të gjallët!

Çmenduri totale!
————————-

Çmenduria vazhdon!

Krahas Teatrit Kombëtar, do pishen dhe do zëvendësohet me kullë përbindëshe vila në krah të Hotel Tiranës, monument kulture edhe kjo. Kjo vilë ishte selia e parë e Bankës së Shtetit!

Ndërkohë pas Hotel Tiranës do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe!

Do prishet dhe do zëvendësohet me kullë Galeria Kombëtare e Arteve!

Krahas kullave që dihen tashmë, tek Muzeu Kombëtar dhe tek isha stadiumi Qemal Stafa, do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe tek ish Sheratoni. Krahas disa pallateve në krah të ish-Sheratonit!

Ndërkohë sharlatani ka vendosur të prishë edhe sheshin Nënë Tereza!!! Do ta bëjë varrim nëntokësor makinash dhe do ta ngrejë sheshin lart në dispozicion të ndërtimeve…

Ky është plani i sharlatanit! Të varrosë çdo gjë historike!!!
—————
Trashëgimia historike e kulturore është pronë publike.

Nëse publiku lejon sharlatanin ti përdorë për qëllime private, atëhere nuk i meritojmë këto pasuri!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.