E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj flet për shkresat e firmosura për djegësat: Dy tabela do ta çojnë në burg direkt kryebashkiakun e Tiranës
Uncategorized

Shehaj flet për shkresat e firmosura për djegësat: Dy tabela do ta çojnë në burg direkt kryebashkiakun e Tiranës

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj  ka folur lidhur me një dokument të bërë publik lidhur me inceneratorët që mbart firmën e Erion Veliajt.

Shehaj  thotë se për herë të se shkresa është e rëndësishme pasi firma implikon Veliajn në aferën e inceneratorëve.

Madje ajo thotë se Veliaj ka bashkëlidhur dhe dy tabela që janë dy tabelat që do të çojnë në burg direkt Erion Veliajn.

“Për herë të parë ne kemi një dokument me firmën e Erion Veliajt në lidhje me kontratën e inceneratorëve. Shkresa është e rëndësishme pasi është firma e Veliajt. Pika e fundit është një shkresë e rëndësishme e cila thotë vendimi nr 132 datë 21.12.2017 për miratimin e programit buxhetor afat mesëm dhe detajimin e programit buxhetor të Bashkisë. Ky aneks është angazhim financiar. A është e mundur që nesër një Këshill bashkiak tjetër të thotë nuk e bëj këtë kontratë. Jo, nuk është e mundur, pasi kontrata është me afat 30 vjeçar. Momenti i dytë janë angazhimet që ka marrë ky zotëri. Do të asistojë koncensionari në të gjitha lejet që merren. Çdo nevojë e koncensionarit, personi kryesor që asiston është Bashkia. Pra asiston dhe monitoron investimet.  Erion Veliaj ka bashkëlidhur dhe dy tabela. Ato janë dy tabelat më të rëndësishme dhe janë dy tabelat që do të çojnë në burg direkt Erion Veliajn. Ka një protokoll në Mars të vitit 2018, të na thotë Erion Veliaj kush janë dy tabelat që i ka bashkangjitur aneksit të kontratës. Këtë të na thotë dhe ne jemi shumë të qartë e të qetë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.