E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj publikon dokumentin: Ja si do të vidhen 73 milion euro
Politikë

Shehaj publikon dokumentin: Ja si do të vidhen 73 milion euro

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj, në një postim të bërë në Facebook, ka publikuar dokumentin sipas të cilit kompania koncensionare, ANK do përfitojë 73 mln euro.

“Në kontratën e koncesonit Milot-Balldrem, ANK ka marrë përsipër që 52 milionë euro nga kostoja e projektit do t’i financojë me kapitalin e vet. Por ANK ka kapital vetëm 4 milionë euro, edhe këtë në mjete dhe dnërtesa dhe dhe jo para”, shkruan Shehaj.

 

Më tej ai shton se “Logjika minimale thotë se këto 52 milionë euro janë kosto e fryrë që ANK do bëjë gjoja sikur do e investojë. Pasi të kompensohet nga qeveria për këto 52 milionë euro plus interesin mbi to prej 21 milionë euro, pra me plot 73 milionë para, ANK do t’i ndajë këto para me qeveritarët që ja dhanë dhe po e mbrojnë koncesionin”.

61403838_399810550612988_9206078355332399104_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.