E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shëndeti i Erdogan shqetëson seriozisht turqit/ E zë gjumi sërish gjatë konferencës për shtyp
Bota

Shëndeti i Erdogan shqetëson seriozisht turqit/ E zë gjumi sërish gjatë konferencës për shtyp

VIDEO/ Prej kohësh po flitet që Presidenti turk Recep Tajip Erdogan nuk po gëzon shëndet të plotë.

Mediat kanë kapur disa momente kur ai tregohet i pafuqishëm, duke u mbajtur tek ndihmësit e tij, ose duke mos dalë shumë në media.

Por dyshimet dalin të jenë të vërteta, pasi Presidenti turk u filmua duke e zënë gjumi gjatë konferencës për shtyp në Angola.

Në pamjet e publikuara, Erdogan shihet që herë pas here ul kokën dhe mbyll sytë.  Gjatë vizitës së tij në Afrikën e Jugut, në konferencën për shtyp me homologun e tij, Angkolezo Joao Lourenso, Erdogan është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Analistët thonë që edhe fjalët i nxjerr me vështirësi nga goja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.