E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri i ashpër mes Edi Ramës dhe Rakipllarin live
Politikë

Sherri i ashpër mes Edi Ramës dhe Rakipllarin live

Kryeministri Edi Ramaishte i ftuar në emisionin “Open”. Në bisedë e sipër ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari. Rama dhe gazetari u përplasën në lidhje me koncensionet e qeverisë dhe për Unazën e Madhe.
Ka qenë Rakipllari që ka ndërprerë Ramën në disa momente, por kjo nuk është kapërdirë nga kryeministri.
Rama tha do çohem tani po iki, nuk mundem më kërko fjalë urgjent. Ndërsa nga gazetari kjo gjë nuk është pranuar dhe shtoi se nuk kërkonte ndjesë për asgjë. Nër të tjera shtoi dhe Eni Vasili se nuk kishte pse Kryeministri të acarohej pasi ndërprerja ishte normale.
Replikat
Rama: Nuk mundem më, kërko ndjesë urgjent, mos më ndërprit!
Rakipllari: Nuk kërkoj ndjesë fare
Rama: Ky është momenti që ti të kuptosh se ju jeni në një mënyrë jakobine. Unë s’jam kapur asgjëkundi. Mua s’më më thua dot ti je kapur. Bëj çdo pyetje të duash.
Rakipllari: Unë u pyeta, u kapët tek Unaza.
Rama: Kërko falje urgjent!
Eni Vasili: Nuk u ndërpremë shumë
Rama: Stop nuk mundem më. Është e pamundur, nuk përgjigjem më kurrë.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.