E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (2018)
Uncategorized

Shfaqen fotografitë e Nokia 6 (2018)

Dje, pasardhësi i Nokia 6 ka arritur në TENAA, rregullatori kinez, një hap para se pajisja të dalë në tregun kinez.

Nuk janë zbuluar shumë detaje, por këtë mëngjes rregullatori kinez ka publikuar disa fotografi të këtij telefoni të ri, transmeton Koha.net. Ai do të ketë ekran me raport prej 18:9 dhe pasi që nuk ka hapësirë të mjaftueshme për sensorin për gishtërinj në pjesën e përparme, atëherë ai është zhvendosur në pjesën e pasme, nën kamerë.

Nokia 6 (2018) do të ketë vetëm një kamerë në pjesën e pasme, të ngjashme sikur të Nokia 5. Po ashtu, antenat janë të vendosura në pjesën e lartë dhe të poshtme të telefonit dhe rrethi i kamerës do të jetë me ngjyrë portokalli.

Edhe pse nuk ka shumë hapësirë në pjesën e përparme për shkak të ekranit, megjithatë ka hapësirë për logon Nokia në pjesën e lartë të telefonit dhe kamerën për selfie.

Gjithashtu, fotografitë zbulojnë edhe pak skajet anësore dhe duket se Nokia 6 (2018) do të ketë trup nga alumini.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.