Shifrat marramendëse që përfiton Facebook nga reklamat
Facebook superfuqia e mediave sociale duket se po përqëndrohet tek një rrugë tjetër, që rezulton të jetë shumë fitimprurëse. Algoritmi i reklamave në Facebook. Sipas të dhënave nga 3 mujori, rezulton se Facebook ka përfituar shifra marramendëse prej 10 miliardë dollarë.
Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.

Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.
Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


