E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Shikimi i fundit…

Bledian Koka
Edi Rama i tha vlonjateve: “Une nuk kam nje program per ju, por ju garantoj se programi im per ju eshte se zemra ime do te rrahe per ju”. Pra Edi Rama nuk ka me asnje ide se cfare do te beje me Vloren per trafikun ne kaos, per permbytjet konstante te qytetit e kshu me rradhe. Edi Rama nuk shpalosi nje program per Vloren sepse ai nuk ka asnje program as per Shqiperine. Ai ka vetem nje program personal te axhendes se tij qe nuk eshte aspak ajo e shqiptareve. Ai ka nje program per te zhdukur edhe ate pak demokraci qe na ka mbetur dhe per kete i ka hedhur edhe trute e gomarit Lulzim Bashes. Per kete i vetmi program qe shpalosi ishte endrra ne beze per timonin i vetem. Per kete ai sot i hodhi edhe njehere Shikimin e Fundit vlonjateve qe i mashtroi per 4 vjet ashtu si beri me te gjithe shqiptaret me shpresen se ua kishte shpelare trurin me flamunj kuqezi e me fjalime lugeboshe qe nuk ia mbushen stomakun e trazuar as atij vete, prej sekelldise se njeriut qe nuk e ka idene se ku do te shkoje e cfare do te beje. Sot Edi Rama i shau te gjithe, por nuk pati goje te levdoje veten per gjerat qe nuk i ka bere e per gjera qe u sterbetua 4 vjet me pare. Edi Rama hoqi dore nga premtimet per 300 mije vende pune, Shendetesi Falas, e mireqenie per shqiptaret. E beri kete sepse ne rastin me te mire per te e me te keq per shqiptaret, nese ai behet kryeminister nuk do te kete nevoje te shfajesohet per asgje para shqiptareve, sepse ASGJE ishin edhe premtimet e tij ne 1 muaj fushate elektorale. Edi Rama duket se di dicka qe ne duhet t’ia bejme realitet. Edi Rama e ka kuptuar se ai nuk do ta kete timonin e vetem, e me shume gjase as nuk do te jete fare ne autobusin e qeverise se ardheshme ku une nuk e di se kush dreqin do te jete timonieri. Por ama e pashe sonte ne Vlore, ne kete Shikim te Fundit te Edi Rames se ai te pakten nuk do te jete dhe kete ma konfirmoi vete ai. E konfirmoi kur si plakat e Vunoit iu hakerrye shqiptareve: “jazek iu qofte po nuk ma dhate voten”…
p.s…por nje fjale te fundit e tha si duhet dhe per kete po ua citoj ne formen e lutjes per te miren tone: “Jo per mua e per ti, po per gjithe Shqiperi”…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.