E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shit-blerja e votave duhet të marrë fund
Uncategorized

Shit-blerja e votave duhet të marrë fund

Oerd Bylykbashi

Është koha më e mirë. Kjo konferencë përkon dhe me një nga vendimet që ka dhënë ky komision, për hartimin e planit të punës; për përdorimin e teknologjive në votim, dhe votimin e emigrantëve. Ne duhet të na ndihmojmë që të marrim vendime kurajoze. Kjo është një zgjidhje globale që do të ndeshemi sot. Kush është në opozitë nuk kërkon që të shpëtojë zgjedhjet, por jemi para një çështje që Shqipëria do të kërkojë ta zgjidhë këtë çështje.

Raporti i 2017-ës çon Shqipërinë në nivelet e 2001-it. Pa i bërë analizën e këtyre zgjedhjeve, ne problemet i dimë, nuk fshihemi dot pas gishtit. Kemi bërë reforma dhe në fund kemi trokitur gotat dhe më pas kemi gjetur probleme. Me vullnet mund të ecet përpara. Por problemet që ne i kemi trajtuar në lidhje me administrimin e zgjedhjeve nuk kanë ikur, por janë shtuar. Shit-blerja e votave është prioritet numër një, administrata, sa makina përdor shteti. Jemi para një game shumë të madhe. Për fat të keq, nëse në vitin 2009 i futën kartat e identitetit, menduam se e zgjidhëm problemin. Por në dy zgjedhjet e fundit, kemi hasur probleme me këtë. Karta e identiteti po përdoret për të ‘prenotuar’ votën e një zgjedhësi. Karta e identitetit po kthehet në mjet për blerjen e votës. Sot votohet në emër të emigrantëve. Sot sistemi është pasiv. Në emër të personave të tjerë votojnë njerëz që nuk kanë lidhje me atë votë.

Administrimi i zgjedhjeve me të gjithë problematikat që ka, vazhdon të rendohet. Nëse një familje në Manzë të Durrësit i janë ofruar 1500 euro çerek ore para mbylljes së qendrave, nuk mohohet. Jemi para problemeve të cilat s’po lënë procesin të ecin para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.