Shkarkimi i Metës/ Ish-deputeti: Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Mos u shqetëso Ulsi, se…
“Grup te strukturuar kriminal” e ka cilesuar ish-deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari, Komisionin Hetimor per te hetuar presidentin Ilir Meta, miratuar me 101 vota ne Kuvend, ne vijim te procedurave te nisura nga PS per shkarkimin e kreut te shtetit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai thekson se “Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres”.
Ne fund, Braimllari ka edhe nje mesazh per Manjen, teksa i kujton hetimin e dosjes 184, te Dibres. “Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur”.
Postimi i Braimllarit
Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres.
Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.
Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.
Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




