E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi nga kreu i Kadastrës/ Lame: Dhuratë nga Rama për ditëlindjen time
Politikë

Shkarkimi nga kreu i Kadastrës/ Lame: Dhuratë nga Rama për ditëlindjen time

Ish kreu i Kadastrë, Artan Lame gjatë prezantimit të kreu të ri është shprehur se shkarkimin nga kjo detyrë e konsideron si një dhuratë për ditëlindje.

Lame ka theksuar se pas largimit të detyrër do i fokusohet shëndetit të tij.

 “I kërkoj që drejtori i ri ta ndjejë këtë sy, e jo vetëm ai por edhe stafet. Çdo njeri duhet ta ndjejë syrin e kryeministrit, kur ta shtypë një tast ta dredhë mirë gishtin që ta dijë se çfarë ka pas.

Unë nesër kam ditëlindjen e pas 3-4 ditësh kam përvjetorin e asaj ngjarjes së shëndetit, e konsideroj dhe si një lloj dhurate për ditëlindje, se kam nevojë që të fokusohem tek shëndeti”, u shpreh Lame.

Gjatë zhvillimit të ceremonisë për prezantimin e Dallëndyshe Bicit në Krye të Kadastrës është shprehur se kjo e fundit është institucion serioz dhe se duhen marrë masa serioze për bishtat e së keqes  në institucion.

Gjatë fjaimit të tij Rama duket se ka thumbuar, ish-kreun e Kadastrës, Artan Lamen duke u shprehur se detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre.

“Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme, kërkon që të sillet dhe funksionojë si e tillë. Duhet të merren masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion, detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre. Duhet bashkëpunim me prokurorinë special”, u shpreh Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.