E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkoi 37 punonjës në një ditë! Drejtoresha merret e pandehur, nuk denoncoi shkeljet me tenderët e ilaçeve
Uncategorized

Shkarkoi 37 punonjës në një ditë! Drejtoresha merret e pandehur, nuk denoncoi shkeljet me tenderët e ilaçeve

Por gjatë hetimit të këtij rasti, prokuroria e Tiranës gjeti shkelje të tjera, që bëjnë fjalë për tenderat në spitalet rajonale të Beratit dhe Shkodrës, të cilët kanë blerë medikamente të ndryshme. Për këto tendera thotë prokuroria janë monitoruar nga Lediana Mehmeti, e cila sipas prokurorisë megjithëse ka gjetur shkelje, me dashje nuk i ka pasqyruar në dokumentacion shkresor këto shkelje dhe me qëllim ka shmangur evidentim të përgjegjësive përkatëse për punonjësit e spitaleve në Berat dhe në Shkodër.

Gjithmonë sipas prokurorisë këto shkelje nuk janë pasqyruar në vendimin përfundimtar që drejtoria ka marrë lidhur me problematikën e konstatuar por njëherësh shkeljet në tenderat për blerjen e ilaçeve në spitalet Shkodër dhe Berat, nuk janë referuar me kallëzim në prokurori.“…në rastin konkret punonjësja e shtetit ka pasur detyrimin për të zbatuar ligjin duke bërë kallëzim penal por ajo duke shpërdoruar detyrën e saj zyrtare ka fshehur një krim…”-thotë prokuroria.

Një tjetër shkelje për të cilën prokuroria e akuzon Lediana Mehmetin ka të bëjë me largimin kolektiv nga puna të punonjësve. Brenda një dite nga Drejtoresha e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare, janë lëshuar urdhrat e largimit të 37 punonjësve. Në total kjo drejtori ka 55 punonjës “de facto”.

Numri i punonjësve të larguar prej Drejtorisë së Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare ishte 37, nga të cilët edhe pse ju suprimua pozicioni i mëparshëm i punës, u mbajtën në punë 6 punonjës duke i emëruar në sektorë të tjerë që nuk u suprimuan. Sipas prokurorisë emërimi i këtyre punonjësve u bë pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje midis punonjësve që u pushuan nga puna dhe atyre që mbajtën në punë.

Emërimi pa konkurs të brendshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje i punonjësve që u mbajtën në punë, u vërtetua me urdhërat e emërimit të këtyre punonjësve. Në këta urdhëra, titullari i institucionit, nuk citon që u zhvilua konkurs dhe që punonjësi u shpall fitues

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.