E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrimi i pedonales nga Veliaj për biznesin e  Fushës edhe pse ka kushtuar miliona euro
Sot

Shkatërrimi i pedonales nga Veliaj për biznesin e Fushës edhe pse ka kushtuar miliona euro

Ergys Mertiri

Në projektin për prishjen e teatrit përfshihet edhe shkatërrimi i pedonales. Kjo shëtitore do të asfaltohet e të bëhet rrugë makine, pasi duhet për kullat. Pra Rama, në bashkëpunim me Lali Erin, po përgatisin me paratë e qytetarëve, infrastrukturën e nevojshme që ti garantojë kompanisë Fusha biznesin e përfituar në kurriz të pronës publike.

Miliona euro të derdhura për ndërtimin e kësaj pedonaleje do hidhen tashmë në Lanë. Pasi e shiti për një vepër madhore të kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, sot Rama përmjerr mbi veprat e veta, sic ka bërë edhe më parë me kinema Republikën, 7 xhuxhat, rikthimin e kioskave, etj.

Praktikisht pedonalja është sot i vetmi vend ku ka sadopak jetë dhe ku njerëzit mund të shëtisin dhe të kalojnë darkat. Ka një sërë baresh, dy teatro, një kinema, një bibliotekë një lulishte dhe një qendër tregtare aty. Ka një sërë artistësh rruge, shpesh interesantë, që luajnë muzikë aty për qytetarët. Sheshi i Lali Erit, përtej milionave kërkon shpenzime të përditshme për të organizuar evente në mënyrë që të mbledhë njerëz. Këta duan t’ua vjedhin qytetarëve edhe këtë pak hapësirë që iu ka mbetur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.