Shkëlqim Kapllanaj godet dhe kërcënon BKH-në dhe Forcat Operacionale
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun e Fierit, ku një shërbim i BKH-së dhe Forcave Operacionale, gjatë kryerjes së detyrës, është kërcënuar dhe dhunuar nga biznesmeni Shkëlqim Kapllanaj.
Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i Agron Kapllanajt, i cili njihet si anëtar dhe themelues i partisë së Enkeleid Alibeajt, “Djathtas 1912”. Edhe pse incidenti i rëndë nuk lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet, BKH ndodhej në terren për të monitoruar një informacion të lidhur me korrupsionin në zgjedhje.
Kapllanaj është arrestuar me kërkes të SPAK pas kallëzimit të bërë nga oficerët në krye të detyrës. Si drejtues i TaskForc për krimet zgjedhore të ngritur nga SPAK për qarkun e Fierit është prokuror Sotir Kllapi.
Fier / Informacion paraprak
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



