E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Basha akuzon Ramën nga zonat e përmbytura :  Po sillet si kriminel
Sot

Shkodër/ Basha akuzon Ramën nga zonat e përmbytura :  Po sillet si kriminel

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka vizituar sot zonën e përmbytur të Obotit në Shkodër, ku ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Basha tha se mbështet kërkesën e Bashkisë, deputetëve dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës për shpalljen e emergjencës.

Për përmbytjen, kreu i PD-së fajëson hapjen e portave të shkarkimit në Kaskadën e Drinit.

“Mbështes kërkesën e Bashkisë, deputetëve dhe Këshillit Bashkiak Shkodër për shpalljen e emergjencës. Katastrofa u shkaktua jo nga reshjet, por nga Kaskada e Drinit. Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët te cilët duhet të dëmshpërblehen patjetër!’, shkruan Basha në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.