E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, Basha paralajmëron zgjedhje parlamentare të parakoshme
Politikë

Shkodër, Basha paralajmëron zgjedhje parlamentare të parakoshme

Kreu i PD-se, Lulzim Basha gjate bashkebisedimit te sotem me fermere e banore te Kosmacit në Shkodër, teksa ka deklaruar se Rama nuk ka para per Vaun e Dejes, Shkodren dhe as Vloren ku eshte deputet, ka bere edhe nje paralajmerim. Ai ka thene se me zgjedhjet vendore, mund te kemi edhe ato parlamentare te parakohshme. “Parate i ka per veten, familjaret, bashkepunetoret, klientet. Kjo do te marre fund, nuk ju premtoj mrekulli, por buxhetin qe meritoni. 100 milione euro buxhet per gjithe vendin ne vitin e pare, qe do te shkoje te fermeret, jo te 5 oligarke”- premtoi Basha.

 

 

Basha ka deklaruar se te gjitha problemet mund te zgjidhen, nese behet zgjedhja e drejtuesve te duhur, ne nivel lokal dhe qendror.

“Ju do te keni mundesi te gzjidhni qeverine qe doni dhe te mbajne pergjgejsi, jo te vijne e te bejne gallate e pastaj te zhduken. Një test i madh po afron, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam sot këtu jo per tu kallezuar problemet, po për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror.”- tha Basha ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.