Shkodër, plagoset me armë zjarri 47-vjeçari
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull shtetasi Fatmir Odri.
Ky i fundit 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re është dërguar në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka informacione se nga kush është ndihmuar Odri për të shkuar në spital.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


