E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkolla e drejtorëve, Rama: Arsimi ka nisur transformimin nga rrënjët
Politikë

Shkolla e drejtorëve, Rama: Arsimi ka nisur transformimin nga rrënjët

Pas vendimit të Qeverisë për të themeluar shkollën e drejtorëve, sot Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar kontratën me institucionet shqiptare për të jetësuar këtë projekt.

Me një fond më shumë se 2.6 milionë dollarë, shkolla e drejtorëve do të nis shumë shpejt punën e saj për të vijuar më tej dhe me zbatimin real.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se baza e dijes është shkolla dhe se 5 vite më parë sistemi ishte i korruptuar dhe i kalbur dhe u transformua nga kjo qeveri.

 

“Mësimdhënia është profesioni që krijon çdo profesion tjetër. Vendet nuk dallohen nga njeri-tjetri në shkallën e zhvillimit. E bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit. Izraeli nuk ka ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në rajon për burime. Mirëpo Izraeli ka sistemin me ekselent të vaditjes. Mirëpo Shqipëria ujin e pati për vite me radhë problemin më të madh. Dhe përgjigjja qëndron tek dija. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht të gjitha atyre që mund të thuhen sot. Duan s’duan ata që nuk duan të shohin. Transformimi në sistemin tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi”, tha Rama.

Më tej Rama u kthye dhe një herë problemit që ka pasur më herët me tekstet, duke ja hedhur fajin altertektist dhe e quajti një projekt të korruptuar dhe që ulte cilësinë e mësimdhënies.

“Alterteksti kishte krijuar një mal librash shkollorë në funksion të një sistemi dhe klientelizmi të jashtëzakonshëm që falë angazhimit të Ministres së Arsimit filloi të pastrohet, fillimisht duke larguar 600 tekste me votë. Nxënësit shqiptarë nuk janë më pengje të shtigjeve me libra të prodhuar nga korrupsioni por shkojnë në shkollë si vëllezërit dhe motrat e tyre në Europë”, deklaroi kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.