E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkreli shpërblen  Manastirliun dhe Gjanën me kontratë publike
Denoncime

Shkreli shpërblen Manastirliun dhe Gjanën me kontratë publike

 

Në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Bashkia Vau i Dejës, është lidhur një kontratë publike me vlerë 1,789,000 lekë pa TVSH për blerje kompjuterash dhe printerash, me fond limit të shpallur prej 1,898,333 lekësh. Fituese e kësaj kontrate është shpallur kompania INSTANT.AL shpk.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në portalin openprocurement.al, në këtë procedurë konkurruan katër operatorë ekonomikë: ETRONIC shpk, TIM shpk, INSTANT.AL shpk, dhe Bledi Bilali. Të gjithë operatorët përveç fituesit u skualifikuan, përfshirë edhe ata që ofruan çmime më të ulëta.

Kompania INSTANT.AL, sipas të dhënave të mëparshme nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), ka qenë në pronësi të Granit Gjanës dhe Ermal Gjinajt, i cili është bashkëshorti i ish-ministres dhe aktualisht deputetes së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu. Këto lidhje familjare dhe politike të pronarëve të kompanisë kanë ngritur dyshime mbi paanshmërinë dhe transparencën e procedurës së prokurimit.

Kontrata është lidhur më 15 prill 2025, ndërsa procedura është hapur më 5 mars dhe mbyllur më 17 mars, me shpalljen e fituesit më 26 mars 2025.

 Vendimi për të skualifikuar të gjithë ofertuesit e tjerë dhe për të përzgjedhur INSTANT.AL, një kompani e lidhur me figura të njohura politike, duket  si  shpërblim politik nga Kristian Shkreli për Ogerta Manastirliun dhe Granit Gjanën, gjë krejt normale me fondet publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.