Shkrimi i The Washington Times për Vettingun, reagon Rama: Paguani, paguani artikuj nëpër botë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas disa shkrimeve që janë publikuar nga media Amerikane The Washington Times.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se këto shkrime janë të paguara kundër Vettingut.
Më tej kryeministri deklaron se Reforma në Drejtësi, do të vijojë dhe do të pastrohet me rrënjë.

Reagim i Ramës në Facebook
Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



