Shkrimi për financim me para ruse/ Kryemadhi: Është paguar nga Mirel Mërtiri
“Eureporter” publikoi dje një lajm, të cilin më pas e fshiu, ku akuzonte e disa dokumente deputeten Monika Kryemadhi se kishte marrë pagesa nga kompani offshore të biznesmenëve rusë të naftës, mbështetës të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin.
Për këtë lajm është pyetur mbrëmjen e sotme Kryemadhi, e cila ka mohuar që pagesat të jenë të vërteta.
Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se artikulli vjen si rezultat i shkrimit të kryeministrit Edi Rama në “Financial Times”.
Deputetja pretendon se ky shkrim është paguar nga Mirel Mërtiri, i cilësuar si “truri” i aferës së inceneratorëve dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro.
Artikulli vjen si rezultat i shkrimit të zotit Rama në “Financial Times”. Mua më rezulton që pagesat për këtë shkrim tek Eureporter i ka bërë zoti Mirel Mërtiri.
Kam informacion. E dyta, unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel.
Për një gjë më bëhet qejfi që Monika ia ka prishur terezinë Veliajt për inceneratorin e Tiranës. Në ditë paguajnë 100 mijë euro për inceneratorin e Tiranës nga buxheti i shtetit”, theksoi ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


