E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrimtari apel : Pse duhet të dalim sot të gjithë në protestë?
Politikë

Shkrimtari apel : Pse duhet të dalim sot të gjithë në protestë?

 Shkrimtari dhe publicisti Rudi Erebara duke ftuar shqiptaret te bashkohen sot ne protesten e therritur nga opozita para Kryeministrise, numeron edhe arsyet se pse sot “duhet te jemi te gjithe ne proteste”. 

protesta

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Erebara, njeheresh edhe perfaqesues i Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, thekson “Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte, por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje. Te dalim t’i japim fund”.

 

Postimi i Rudi Erebarës 

Pse duhet te dalim sot te gjithe ne proteste?
Sepse ka shume rendesi numri i qytetareve. Sot protesten e opozites duhet ta mbeshtese ne radhe te pare Tirana. Ta mbyllim sot nje here e mire cdo shprese se kjo diktature, kjo mafie, vjedhje, grabitje me dhune, shitja e Shqiperise, shitja e votes, nxjerrja ne rruge nga shtepia si enver hoxha ne 1945, bandat qe kontrollojne parlamentin, nuk kane ku shkojne me.
Sistemi ka rene. Shteti po mbahet pas litarit te rrogave.
Te dalim sot si qytetare te Tiranes t’i themi gjithe Shqiperise se ketu ka rene shteti. Se nuk e njohim parlamentin e mafies. Se nuk ka per te fituar me mafia ne asnje zgjedhje. Sepse nuk ka zgjedhje me mafien.
Te dalim te mbeshtesim opoziten, qe te detyrojme opoziten te mos perkulet nda presioni nderkombetar per stabilitet me cdo kusht.
Jo. Te dalim sot, per demokraci me cdo kusht. Prandaj eshte shume i rendesishem numri. Duhet te jemi shume te tregojme se nuk jemi ne ata qe vjedhin aeroporte por eshte qeveria. Nuk jemi ne ata qe mbrojne krimin, por qeveria. Edhe me kete qeveri nuk ka zgjedhje.
Te dalim t’i japim fund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.