E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoku Lleshaj papagall me megafon
Sot

Shoku Lleshaj papagall me megafon

Dritan Laci

Nuk e kisha menduar, madje u shokova kur sonte mesova qe zeri ne altoparlantin qe u bente thirrje protestuesve te mos ushtrojne akte dhune, ishte i ministrit Sander Lleshaj. Dikush me te drejte mund te thote ‘e çë pastaj’.

Po ua sqaroj. Ministri eshte post politik. Edhe deklaratat e tij qofte edhe per krimin jane politike. Ministri i Brendshem nuk eshte shefi i BRISK-ut. As Komandant i Gardes. Sot per fat te keq Sander Lleshaj eshte kthyer ne nje Kadri Hazbi, Fecor Shehu apo Hekuran Isa.

Qe bente ne diktature edhe Ministrin dhe shkopin e gomes edhe pistolerin. Realisht kur degjova sonte qe zeri ne altoparlant qe perseritej si xhirot e shiritit te ngecur te nje kasete magnetofoni, ishe i Sander Lleshaj, thjesht ndjeva keqardhje se si nje burre te katandiset i tredhur ne poturet e nje psikokryeministri.

Fundi i diktatures dihet per te gjithe. Kadriun e hengri monstra qe e krijoi dhe e perdori. Fecorin po ashtu. Hekuran Isai po dihet. Sander Lleshaj eshte absolutisht ku e ku me qesharak se keta. Sepse duhet te jete ministri i vetem qe ka pranuar te behet papagall me megafon. Qe e kane varur ne nje peme dhe nuk pushon gjithe kohes….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.