E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqëria shqiptare në udhëkryq
Sot

Shoqëria shqiptare në udhëkryq

Ngjarja e Kavajes eshtë një krim i tmerrshem dhe barbar. Por pertej neverisë per dhunuesit dhe me shumë akoma per zyrtaret publike që tentuan ta zbehin, ajo eshtë një kambanë alarmi që ekspozon batakun ku po bie shoqeria shqiptare.

Në Shqiperi ka hyrë një frymë liberalizmi malinj, i cili ka filluar të degradojë familjet, por edhe normat morale në teresi.

Ne po jetojmë në një shoqeri ku gjithmonë e më shumë konsiderohet si normale që një femijë 13 apo 14 vjec të ketë të dashur. Nuk eshtë rast i izoluar, por po kthehet në normë.

Madje mund të degjosh prinder që krenohen se djali apo vajza e tyre 13 vjecare dalin me të dashurin. Edhe ata që nuk janë dakord, janë dorezuar. S’kemi cbejmë- thonë, kanë ndryshuar kohet. Kjo eshtë cmenduri.

Ne cdo shoqeri të zhvilluar, marredheniet e dashurisë nen moshen 16 vjec konsiderohen anomali serioze. Madje në shoqerite konservatore, ku institucioni i familjes eshtë shumë i fortë konsiderohen absolutisht të papranueshme dhe të denueshme.

Studimet me prestigjoze kanë dalë në perfundimin se një femijë nuk duhet të dalë në takim solo, të pakten deri në moshen 17 vjec. Cdo marredhenie para kesaj moshe eshtë e demshme dhe mund të ketë pasoja afatgjata negative si per djalin ashtu dhe per vajzen.

Deri në atë moshë, fokusi i cdo femije-adoleshenti duhet të jetë shkollimi dhe të mesuarit per t’u berë njeri. Ky duhet të jetë dhe shqetesimi kryesor i prindit.

Janë ca norma, të cilat mund të mos jenë të shkruara në ligj, por mbrohen nga konsensusi i pergjithshem sepse perbejnë themele shumë të forta mbi të cilat ngrihen shoqeritë e shendosha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.