E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallet Miss Universe 2017, ja kush është vajza më e bukur në botë
Uncategorized

Shpallet Miss Universe 2017, ja kush është vajza më e bukur në botë

Çmimin e parë të “Miss Universe 2017” e ka marrë bukuroshja nga Afrika e Jugut duke u bërë zyrtarisht, vajza më e bukur në botë. Nel-Peters ka rrëmbyer kurorën mbrëmjen e djeshme gjatë eventit të mbajtur në Las Vegas.

Përveç çmimit të bukurisë, 22-vjeçarja nga Afrika duket se do përfitojë nga e gjithë kjo eksperiencë për të zhvilluar më tej pasionin e saj, të ndihmojë gratë që kanë nevojë të vetëmbrohen dhe të luftojë pabarazinë gjinore.

 

Trofeun bukuroshja ia ka dedikuar të gjithë njerëzve të vendit të saj të cilët vuajnë nga virusi HIV/AIDS. Ajo është vajza e dytë nga vendi i saj e cila kurorëzohet me një çmim të tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.