E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëri moj të kam “ndjerë”! S’të kuptova asnjëherë…
Sot

Shqipëri moj të kam “ndjerë”! S’të kuptova asnjëherë…

Diçka e stërmadhe duhet të ndodhë, që kushdo të shpërthejë kundër mëmëdheut në mënyrë të tillë. Atdheu është i shenjtë! Po, po! Thesar i paçmueshem… Kush nuk e di apo kuptoi këtë?! Sikur një retrospektivë në kalvarin e gjatë të krijimit të Shqipërisë së sotme, të më lejonte të kuptoja në pat dikë qe luftoi per kete vend, pa interes madhor vetjak. Nëse Iliret, Arbërit, Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Oso Kuka, Is Boletini, Ismail Qemali, Mbreti Zog, Abaz Kupi, Enveri, e të lëvizjes studentore, gjeneratë e cila qeveris sot, luftuan se e deshtën këtë tokë! …

Ne gjithe keto radhë të historisë, gjithsecili la gjurmë se bëri diçka të mirë, hodhi mbi vendin e tij një farë për të filluar riprodhimin. Sikur të mundja te kuptoja, cili nga ata e hodhi kete fare te keqe? Shqiperia, e dhjerë paska qene qe me kohe…

Po ata, te levizjes se dhjetorit, themelues te demokracise, qe premtuan ndryshim, per cfare e paten fjalen? Shqiperine e perlyer, a nuk do ta pastronin? Shqiperine e mbyllur, a nuk do ta hapnin? Shqiperine, a nuk do ta benin si gjithe Europa?
U rrita me të njëjtën pamje, parlamentin e mbushur me ca njerez, qe zihen e peshtyhen, pa dhenë asnjë rezultat konkret.

Shqiperia nuk eshte rruge, Shqiperia nuk eshte uji dhe dritat, Shiperia ska nevoje per buke falas, jo! Se ne nuk dolem nga lufta! Dolem nga nje forme qeverisese ne nje tjeter. Shqiperia s’ka nevoje per importe, ajo eshte ne gjendje te eksportoje. Shqiperia ka nevoje per njerez qe ulen ne karriget e deputeteve dhe qajne e zgjidhin nje hall. Tani jemi shnderruar ne nje popull hallexhi, se ne nuk ishim keshtu. Pasurite natyrore na i shiten, intelektualeve iu mbyllen dyert, e zvarre i derguan jashte. Ligjet i monopolizuan, te ardhurat i perqendruan ne pak, pronat i tjetersuan, shkaterruan çdo gje…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.