E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria dhe dështimi i shtetit social
Uncategorized

Shqipëria dhe dështimi i shtetit social

 

Ndërkohë që qeveria shqiptare shpërndan miliona euro në tendera luksi dhe projekte me dyshim publik, shqiptarët e zakonshëm përballen me realitetin e hidhur: shteti social në Shqipëri ka dështuar.

Sipas Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës, Shqipëria renditet e fundit në rajon për mbështetjen sociale që i ofrohet familjeve në nevojë. Ndihma mujore mesatare është vetëm 70 euro, shumë herë më pak se në vendet fqinjë:

  • Federata e Bosnjë-Hercegovinës – 304 euro
  • Serbia – 282 euro
  • Mali i Zi – 267 euro
  • Maqedonia e Veriut – 207 euro
  • Kosova – 191 euro
  • Shqipëria – 70 euro

Kontrasti i hidhur i prioriteteve

Teksa familjet e varfra mbijetojnë me ndihma minimale, qeveria vazhdon të tenderojë:

Dy satelitë me kosto dhjetëra milionë euro. Fushën e garave në Elbasan, një projekt pa ndikim social real.

Inceneratorët fantazmë, ku janë zhdukur qindra milionë euro.

Koncesionet e pakontrolluara, që u shërbejnë vetëm klientelës politike.

Dhe, më skandalozja, një kopësht në oborrin e Kryeministrit, me kosto marramendëse prej 4 milionë euro.

Shqipëria pa mburojë sociale

Ky kontrast tregon një realitet dramatik: shteti nuk është i fokusuar në mirëqenien e qytetarëve, por në projekte luksi dhe tendera klientelistë. Ndërsa fëmijët shqiptarë ushqehen me më pak se 2 euro në ditë nga ndihma sociale, qeveria justifikon shpenzime të pafundme për projekte që nuk përkthehen në asnjë përfitim për shoqërinë.

Shqipëria është sot shembulli më i qartë se si një shtet social mund të shndërrohet në një shtet fasadë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.