Shqipëria e “Rithemelimit”, por prona e Edi Ramës!

Bledian Koka

Pas qëndrimit ambig që Rithemelimi mbajti për ngritjen e një kampi emigrantësh në Shëngjin, të gjithë i kanë sytë tek opozita sot pas shpërthimit të pazarit të rradhës së Edi Ramës me familjarët e Donald Trump!

E para e punës, Edi Rama trajtohet si “dinak” i madh politik në raport me negociatat për ti falur Sazanin në tavë Jared Kushner, ndërsa opozita trajtohet si peng-opozitë që e ka të vështirë të zgjedhë mes SHBA-së dhe Shqipërisë!

Lajmi i mirë i këtij presioni që ushtrohet mbi opozitën është se të gjithë i kanë sytë tek Rithemelimi. Lajmi i keq është se ky presion nuk bie mbi rithemelimin si vetëdije dhe shqetësim mbi pronën-komb, por si nevojë e propagandës për të thënë se, kur Edi Rama shet vendin fajin e ka opozita.

Deri më tani asnjë reagim nuk shoh që ta trajtojë kryeministrin si pazarxhiun dylekësh që është, por ama të gjithë janë duke e kërkuar pazarin me xhepin e opozitës pa vulë!

Qeveria ka kohë që i ka vënë kazmën pronave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare  dhe për këtë i vetmi që ka vënë gishtin në plagë është Artur Meçollari!

E vetmja mënyre sesi opozita mund të reagoje sot në raport me Sazanin është të tregoje sesi ka negociuar ajo për asetet e vendit kur ka qenë në qeveri, dhe përgjigja është ajo Tenderit Ndërkombëtar!

Sot opozita është aty ku është dhe në qeveri prej 11 vitesh është Edi Rama!

Prandaj nëse e doni vërtetë Shqipërinë kërkoni standardet si qeveriset ajo, ose në të kundërt votoni alternativen e opozitës nesër në zgjedhje!

P.S…Deri në njoftim të dytë, sot Shqipëria nuk është e Rithemelimit! Ajo është thjeshtë prona e Edi Ramës!

Publikuar nga Publik Media