E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqipëria e tronditur nga mos reagimi i ndërkombëtarëve për…”
Politikë

“Shqipëria e tronditur nga mos reagimi i ndërkombëtarëve për…”

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për Al Jazeeran, ka folur pa doreza, duke i ngarkuar me përgjegjësi për situatën në vend edhe ndërkombëtarëve.

Sipas liderit të opozitës, shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

“Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”, thotë Al Jazeera në kronikën e saj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.