Shqipëria ecën e sigurtë përpara,nga fitorja në fitore…
Hysni Gurra
Vetëm në një vend të vlerësuar për standartet ekonomike nga bota, siç thotë km, ndodh që:
-Një emër i kuotuar shumë lart në bursat botërore si Sheraton të ikë nga vendi dhe të zëvendësohet nga Çeti!
-Një ndër hotelet më luksoze si “Plazza”, të shitet e të blihet nga biznesmenë anonimë!
-Një qendër biznesi e inaguruar nga kancelarja Merkel “tirana business park” të jetë thjesht një fantazmë që as nuk mbaron ndonjëherë, as nuk zhduket ndonjëherë!
-Të ketë dhjetra banka të nivelit të dytë të cilat shiten e blihen nga njëra-tjetra nga bisnesmenë anonimë!
-Të ketë mbi dhjetë qendra tregtare në një qytet 1.2 milion banorësh (të këputur, që kursejnë për shportën bazë të ushqimeve) si Tirana, dhe me tendencë rritje të këtij numri!
-Të vijë një ndër emrat më të njohur të telefonisë mobile si “T-mobile” dhe të kërkojë të ikë brenda 2 vitesh aktivitet!
-Të vijnë emra të njohur kompanish me famë botërore dhe më shpejt ikin se vijnë sepse shteti ynë u vendos kushte të bëhen ortakë me batakçinj, rrugaçë ordinerë, të cilët shteti ynë i njeh si biznesmenë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



