E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria epiqendra e kokainës në Europë, droga në Maminas rekord i ri Edi Ramës”
Sot

Shqipëria epiqendra e kokainës në Europë, droga në Maminas rekord i ri Edi Ramës”

Pas kapjes së më shumë se gjysmë ton drogë e dyshuar kokainë në Maminas ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha.

Berisha e lidh sasinë e kapur në Durrës me çështjen “Xibraka” ku u bllokua një laborator i mirëfilltë i përpunimit të drogërave të forta.

Berisha Shkruan se kjo sasi e kapur është një rekord i ri i zi për narkoshtetin Edi Rama.

Postimi i plotë:

‘Xibraka bis’ me 613 kg kokaine!

Shqiperia, epiqendra e kokaines ne Europe!

Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese,

denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se,

nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese! sb

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.