E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria kamp refugjatësh? Reagon Ministri i Drejtësisë: Nuk ka për të pasur kurrë marrëveshje të tilla!
Politikë

Shqipëria kamp refugjatësh? Reagon Ministri i Drejtësisë: Nuk ka për të pasur kurrë marrëveshje të tilla!

Ja çfarë thotë për kërkesën e prokurorëve të SPAK për mandatin e përhershëm

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të një artikulli në mediat britanike, sipas së cilës Shqipëria do të kthehej në një kamp për pritjen e refugjatëve nga Anglia dhe Franca.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja i mohoi këto pretendime duke thënë se nuk ka për të pasur kurrë bisedime dhe një marrëveshje të tillë.

Kreu i dikasterit të drejtësisë bën të ditur se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Britanisë ka të bëjë me ekstradimin e personave të dënuar me vendime gjykate, mes dy vendeve.

“Sot kaluam në Këshillin e Ministrave një marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën e Veriut për transferimin e personave të dënuar nga Shqipëria drejt Britanisë dhe anasjelltas. Thjeshtëson procedurat e transfertave të personave të dënuar. Më lejoni të ndaloj pak. Ka pasur në disa media britanike sikur kjo marrëveshje përfshin trasnfertën e gjithë refugjatëve. Është një spekulim i pastër mediatik. Është një marrëveshje dypalëshe dhe lidhet me bashkëpunimin juridik në fushën e çështjeve penale dhe nuk ka të bëjë me kategorinë e këtyre hallexhinjve për tu trajtuar në Shqipëri si kamp refugjatësh. Nuk është në diskutim me asnjë vend të BE-së për të pruitur emigrantë, hallexhinj dhe që nuk kanë probleme me drejtësinë në vendet ku janë. Nuk do ketë asnjëherë bisedime të kësaj natyre dhe nuk do shërbej si kamp refugjatësh për interesa ekonomike” – tha Manja.

I pyetur lidhur me kërkesën e prokurorëve të SPAK të cilët kërkuan mandat të përhershëm, Manja thotë se qeveria është e gatshme që të ulet dhe të bisedojë për të bërë ndërhyrje në Kushtetutë.

“Prokurorët e SPAK kanë kërkuar të mos kenë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. Jemi në diskutime teknike për këtë çështje. Ky përcaktim është i fiksuar në Kushtetutë. Nëse ne do të duhet të ulemi të negociojmë ose të bisedojmë me prokurorët e SPAK-ut për heqjen e këtij kufizimi ligjor, patjetër që do kërkohet ndërhyrje në Kushtetutë. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime përsa kohë prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim mandati” – tha Ministri i Drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.