E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria  parajsë e një grup politikanësh, kriminelësh e pasanikësh, por  ferr për  më shumë se gjysmën e  popullsisë
Sot

Shqipëria parajsë e një grup politikanësh, kriminelësh e pasanikësh, por ferr për më shumë se gjysmën e popullsisë

 

“SHQIPËRIA VEND PAQEJE DHE ZHVILLIMI EKONOMIK ?!

Shqipëria është vendi me më shumë vrasje për 100 mijë banorë në Europë.

Shqipëria është vendi i parë për trafik dhe prodhim të kanabisit, kokainës dhe heroinës.

Shqipëria është vendi me më shumë vdekje në punë, për numër banorësh.

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa infrastrukturë hekurudhore.

Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta në Europë.

Shqipëria është vendi i fundit për pensionet në Europë.

Shqipëria është vendi i vetëm ku nuk lejohen të drejtat dhe liritë sindikale në vendin e punës.

Shqipëria është ndër vendet me më pak liri të medias.

Shqipëria është e para për korrupsion në Europë.

Shqipëria është vendi i vetëm që akoma mbas 32 vitesh nuk po arrin të ketë zgjedhje të lira.

Shqipëria në 10 vitet e fundit ka prodhuar mbi 500 mijë emigrantë, e dyta mbas Sirisë.

Shqipëria është vendi i fundit për prodhim në Europë, shkrepset e kashtën i blen nga jashtë.

Shqipëria universitetet, spitalet dhe çdo të mirë publike është duke i shkatërruar.

Shqipëria ka 30 vite që po drejtohet nga 3 njerëz, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Shipëria ka pabarazinë më të lartë në Europë, ku 3% e popullsisë kanë më shumë pasuri se 97% tjetër.

Shqipëria mbase është paqe dhe parajsë për një grup politikanësh, kriminelësh e pasanikësh, por është ferri ku përditë punëtorët, pensionistët, studentët, të papunët përballen dhe përpiqen të arratisen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.