E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHQIPËRIA U ÇMEND
Sot

SHQIPËRIA U ÇMEND

 

U nisa në një kohë me Pilon. Ai nga USA,unë nga Orikumi. Më prit në Rinas,më tha. Pa merak,i premtova. I hypa makinës së re Jeep dhe go,go,Gimo!
Por as urën në dalje të Orikumit nuk kalova,mbeta në mes saj. Vargu drejt Tiranës në vend. Ecnim me cm /orë. Pyes ca policë në dalje të urës.
-Eshtë duke u punuar te rruga,afër hotel “Ninfa”. Ecet me një korsi.
-Kur rregullohet?
-Nga shtatori gati!- u tall polici.
Arrita te ngushtica pas dy orësh. Sa kalova ketë grykë shishe,gaz në dërrasë. Por tersi më ishte qepur. Varg deri në Vlorë. Jo nga Lungomarja. Ajo ishte bllokuar se kishte aktivitet kryeministri inë. Ecnim siper,larg detit,si një krimb i gjatë.

Avash,avash.
Pastaj ramë te Transballkanikja dhe i jepja zemër vetes:”Edhe pak,edhe pak e shpëtove!”
Vërtet,dola në autostradë e për 15 minuta raketë. Kapa Levanin. Por më zuri prape tersi për qafe. Rruga ishte gérryer,po bëhej gati për asfalt. Tymi duman e sharrjet e njerëzve në qiell. Pas dy orësh arrita mbi Qafën e Koshovicës e sa kapa fushore te unaza ca betone me shenja “Ndalim kalimi!”
U futëm në qytet dhe pas gjysëm ore te dogana.Atje sërish rrugë me një kalim,tym nga makinat e pluhur nga rruga. Por duruam e ia dola. Hyra në Fier-Lushnjë. Ua,ua,ua dhe kjo rrugë ishte kthyer me një korsi,se krahu tjetér asfaltohej.

E kapa Lushnjën për një orë. Pastaj qershia mbi tortë. Do i bija nga Elbasani dhe mbeta në fund të një vargu 200 vetura,me 30 km/orë. Në krye 7 çiklistë e ne pas tyre. Nuk parakalonte askush se policia rrinte në krah të sportistëve. Erdha te TEG-u pas dy orësh. Sa u qetësova pak më doli para një polic.
-Ku shkoni?
-Te Tirana e Re.
-Bjeri nga Sanatoriumi se Unaza e Vogël është bllokuar. Bëhet një vrap nën kujdesin e ambasadës italiane.
Nuk fola se ra zilja e celularit.
-Alo,Gimo,jam Pilo. Mbérrita në Rinas!
Më iku mendja. Ai më shpejt erdhi nga Amerika në Tiranë se unë nga Orikumi.
-Merr taksi dhe shihemi në shtëpi. Kam defekt.
-Të është prishur makina?
-Është çmendur Shqipéria,-i thashë dhe nuk kuptoja pse më vinte të qaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.