Shqiptarë, ku dreqin e gjetët këtë lidhje kaq të ngushtë me kungullin ?
Dritan Shano
S’kam asgjë me festat dhe festimet. Përkundrazi, 1000 herë më mirë ato sesa brumatriçet politike. Megjithatë, sot ishte e pamundur të mos e vije re ç’ndodhte ne rrugë.
I maskuar si festë, kërkimi i identitetit të shqiptarit për të mbushur boshllëkun mendor dhe kopjuar gjëra me ngjyra dhe me xixa, gjëra trendi të përplasej në fytyrë.
Fëmijë të disa grupmoshave, të mirëfinancuar nga prindërit e tyre, që në fund të fundit lekët e veta nga overdrafti i vet harxhojnë, janë pjesëmarrës frenetik në një festim importi me kunguj, që çdo vit që kalon bëhet pjesë e kulturës dhe shpenzimit kombëtar.
Lind pyetja epike kombëtare: o shqiptar, po ku dreqin e gjete ti këtë trashëgimi kulturore, këtë lidhje kaq të ngushtë dhe kaq të gjerë, kaq familjare me kungullin 🎃? Apo e ke patur gjithnjë?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



