E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët kanë 7 miliardë euro kursime nëpër banka
Uncategorized

Shqiptarët kanë 7 miliardë euro kursime nëpër banka

E keqja të gjen ku të jesh futur; por edhe e mira ama!

Shqiptarët, me një guxim drithërues
kanë arritur të hedhin rreth 7 miliardë euro kursime nëpër banka; por, nuk besoj se kanë hequr dorë nga zakoni i qypave nën tokë – kush e di sesa miliarda euro të tjera dergjen si gurë në fund të detit, nën dyshek apo nën jastek – të gjitha të hequra mënjanë për një Ditë të Keqe që do vijë – jo se duan të kryejnë ndonjë investim tjetër pas dy apo katër apo 10 vjetësh – thjesht që të jenë më të sigurtë nga e keqja që do i vijë nga e ardhmja. Pra, jo për t’u përmirësuar por për të ruajtur statuskuonë. Ideja – E ardhmja ka të keqen brenda, ajo do na sjellë të keqen, prandaj të kemi ca lekë që t’ja japim, që ajo mos jetë aq e keqe me ne. Lekët e kursyera si haraç për të Keqen. Në vend që të Ardhmen ta kishim inspirim, dëshirë, meziçpritje për ta jetuar, për ta mirëseardhur. Identifikimi i të keqes me të ardhmen, na ka hequr gëzimin e jetës. Miliardat e ngurtësuara nuk do na kthejnë kurrë atë. Investoni njerëz, mos shihni televizor! Jo për gjë, tani keni edhe Bursë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.