E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik
Sot

Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik

Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ku ta dish mbase kështu e dënon Kosovën për arrestimin e kriminelit serb në veri të vendit?!

Dhe mbase i çon sinjal Beogradit se ai  kurrë nuk do e shkelë besën e dhënë nga paraardhësit e tij ideologjik dhe se përjetë do i mbetet besnik projektit që ka për qëllim Ballkanin ta bëjë Serbosllavi!

Sidoqoftë duhet pranuar: Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe –  që përçarja brenda shqiptare t’i arrijë ato përmasa perverse sa të thuhet se shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik!

Siç duhet pranuar se në Shqipëri nuk është më e qartë nëse  patriotizmi shqiptar apo proserbizmi të sjellin pikë politike dhe të mbajnë në pushtet?!

Po pra, farën e kësa përçarje brendashqiptare, në arën e shqiptarisë, e mbolli Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili u tregua aq properëndimorë, aq strateg i madh global dhe aq mendje hapur, sa Shqipërinë e vëllazëroi me  Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.