E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtëpia me gjethe, selia e partise se re…
Sot

Shtëpia me gjethe, selia e partise se re…

Albina Deda

Që prej krijimit të saj PD-së i janë krijuar shumë skizma të cilat kanë rezultuar jo vetëm të pa suksesshme por dhe investime diversive. Mes tyre ka pasur elementë që pasi kanë mësuar të vertetën e hidhur të pazareve të pista i janë riatashuar trungut qendrestar demokrat dhe vijojnë të pakompleksuar kontributin e tyre në secilen insistancë të partisë.

Këto ditë po lexoj shumë për një parti të re me eksponentë në moshë politike e njerezore nga radhët e PD-së. Per aq sa mesojme jane emra që nuk kanë as platformë as moral politik të paraqiten tek asnjë shtresë e asnjë kah politik. Argumenti është i thjeshtë dhe kushdo e din edhe pse ngurojnë ti japin zë! Pikërisht këta njerëz të cilët emër e pasuri i gjetën në oborrin e PD-së,sikundër dhe ofiqe shtetërore e partiake plot bujari, janë ata të cilet në 2013 dhe vijimësisht i kanë shkaktuar PD-se gjëmën e traumën e pamerituar.

Ata janë njerëzit që abuzuan e u pasuruan duke shkaktuar përfoljen e partisë së vlerave të lirisë. Ata mbollën nepotizmin,arrogancën,frymën meskine klanore,paaftësinë dhe tani e mbyllën me antivlerën më të  madhe për një shqiptar:Pabesinë. Ata në këtë situatë si dhe sistematikisht prej shumë kohësh janë qerasur e investuar,janë blerë e intimiduar për tu përdorur deri në këtë partizë. Partiza e tyre cilido qoftë nominimi është e qartë për nga misioni e intensioni: Krijimi i një fryme mosbesimi te lidershipi aktual duke prerë aq sa munden hovin e shpirtin opozitar i cili sot perballë Narkoshtetit duhet të jetë në zenithin e vet.

Per mua dhe ç’do demokrat qendrestar ky largim e kjo skizme e radhes nuk eshte gje tjeter vetem vetpastrim. Ata nuk perfaqesojne asgje biles as vetvehten. Ju siguroj se si dikur nje kandidat per kryebashkiak i ndare nga PD-, nen nje sigel tjeter nuk mori as voten e gruas dhe ndoshta kjo u be shkas per divorc. Nenteksti i kesaj partie eshte krijimi i nje tymnaje qe ujqerit e çakejte e Rilindjes te gjuajne prene e radhes: Kokaine,hashash,koncesion..etj. Ustallaret e rilindjes dhe laboratori i zi i sigurimit mbledh sa here i nevojiten ate kontigjent te hershem qe jane viktima te pseudonimit.

Për këtë jam e bindur, ndaj selia e kësaj partize te re le t’ju jepet nga Edvin Rama, pikërisht “Shtëpia me gjethe”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.