E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti i padrejtë  i “këmishebardhëve” të  Ramës
Sot

Shteti i padrejtë i “këmishebardhëve” të Ramës

‎Oerd Bylykbashi

‎
‎
Eshtë piku i sezonit turistik dhe “hordhitë” e tatimorëve me termin e shkolluar anglosakson “task forcë”‎ i janë lëshuar si lukuni bizneseve të bregdetit. Edi Rama këtë e shet si vendosje shteti.
‎
‎
Janë mbyllur  me afat një muaj dhjetëra biznese në Durrës. Sheh atë kryqin e verdhë mbi derën e lokalit e thua: e pati edhe ky‎!
‎

E njëjta situatë në Sarandë e Ksamil‎. Ketu i quajnë “këmishebardhët” këta tatimorë që per një kupon, u mbyllin lokalin në mes të atij sezoni që me zor e kanë pritur një vit. Të tjerë lokale të lidhur me pushtetaret rrinë hapur. “Po pse nuk venë një gjobë më të rëndë nëse e përsërisim shkeljen, por të na lejojnë të punojmë sepse nuk po shesim drogë?!” – thoshte dikush.
‎

Njerezit ankohen se u kane kerkuar rryshfet ne kembim te mosmbylljes. Rama do nxjerre dike qe ta pergenjeshtroje kete, por durrsaket, sarandiotet apo kudo ku shkelin kemishebardhet e Rames me bllok ne dore e portofol te fryre, e dine shume mire kete qe po them.‎
‎
Ky eshte modeli i shtetit te padrejte, primitiv. Nje shtet i padrejte dallohet pikerisht sepse perdor nje mase ekstreme e brutale per nje shkelje te ‎vogel. Te pret doren pse ke vjedhur nje panine nga urija.
‎

Nje shtet i drejte perdor proporcionin per denimet. Nje denim i lehte per shkelje te vogel, nje me i rende per shkelje te perseritur apo me te rende. Denim maksimal per shkelje ekstreme. Kjo e ben shtetin te respektueshem edhe nga shkelesi.
‎

Edi Rama do te thote: “une nuk toleroj qe te vidhen taksapaguesit duke u vjedhur taksat qe duhen derdhur ne arken e shtetit”. Po hajde t’ua shpjegoje Rama viktimave te kemishebardheve pse ai po grabit truallin publik ne mes te Tiranes e po ia jep nje privati! Per hallexhiun, ligji i shtetit do te thote mbyllje e falimentim; per miqte e Rames ligji do te thote qindra miliona euro fitim me pronat e shtetit.
‎
‎
Pikerisht kjo eshte pika qe bashkon sot Teatrin Kombetar me restorantin ne Durres, Sarande, Ksamil, Dhermi, Velipoje a gjetke. Kur Edi Rama i njeh vetes lirine arrogante qe te beje ligj per te shembur Teatrin kombetar dhe gati 9.000 m2 truall publik t’ia kaloje mikut te tij per te ndare se bashku qindra miliona euro, ate biznesmenin e thjeshte qe pret korrik-gushtin qe te shtyje pjesen tjeter te vitit e shkel si milingone.
‎

Meqe nuk ka me gjykata se i mbylli Edi Rama, prisni se me keq do te shihni!‎ Nuk do te keni ku te ankoheni. Pallavrat me veting dhe reforme ne drejtesi nuk pine uje per te justifikuar shtetin e padrejte e te korruptuar te Rames

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.